Rreth nesh

Historiku jonë i shkurtër

Ne krijojmë një vlerë të jashtëzakonshme për klientët tanë dhe pacientët e tyre duke qenë partnerët me kompetent dhe të besueshëm në Republikën e Kosovës

Qëllimi ynë është përmirësimi dhe ngritja e standardeve të kujdesit shëndetësor, duke ofruar inovacionet teknologjike më të reja përmes partnereve tanë shumëvjeqar si: Apelem, Bistos, Cefla, Chison, Cisa, DMS Imaging, Emed, Enraf Noniu, Fiegert Endotech, FujiFilm value from innovation, Genoray, Interacoustics, Lowenstein, NewTom, Novos, Otopront, Richard Wolf dhe shumë të tjerë.

Eksperienca jonë mbi dy dekada krahas certifikimit me standardin ISO 9001:2015 ju garantojnë se KosovaMed Healthcare është partneri juaj në shëndetësi.

KosovaMed Healthcare me gamën e gjerë të pajisjeve medicinale, të markave më të dëshmuara dhe me renome botërore, ju ofron profesionistëve shëndetësorë, mjekëve, klinikave të vogla dhe spitaleve, zgjidhje cilësore të pajisjeve mjekësore.

Ne kemi ekip profesional dhe shëndetësor të dëshmuar dhe me përvojë të gjatë në fushën e teknologjisë mjekësore, shërbimeve pas shitjes dhe shërbimeve shëndetësore.

Kujdesi mjekësor dhe inovacioni në shëndetësi për komunat e Kosovës

Në skenën e shëndetësisë në Kosovë, një emër është ngritur në kulmin e angazhimit për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, në komunat për të cilat jemi të angazhuar për ofrimin e shërbimeve mjekësore paliative. KosovaMed Healthcare është një kompani e fokusuar në shërbimet mjekësore dhe inovacionet në këtë fushë. Ne synojmë të sigurojmë që çdo qytetar të marrë kujdesin mjekësor të duhur, profesional dhe të përputhur me standardet ndërkombëtare të cilësisë.

Misioni për kujdesin mjekësor paliativ

KosovaMed Healthcare është një kompani e specializuar në shërbimet mjekësore palliative. Ky mision është i ndjekur me qëllim që të përmirësojë jetën e atyre qytetarëve, të cilët kanë nevojë për kujdes mjekësor. Kujdesi mjekësor paliativ është një aspekt i rëndësishëm i sistemit shëndetësor, dhe KosovaMed Healthcare është në krye të kësaj pune.

Misioni për kujdesin mjekësor paliativ

KosovaMed Healthcare është një kompani e specializuar në shërbimet mjekësore palliative. Ky mision është i ndjekur me qëllim që të përmirësojë jetën e atyre qytetarëve, të cilët kanë nevojë për kujdes mjekësor. Kujdesi mjekësor paliativ është një aspekt i rëndësishëm i sistemit shëndetësor, dhe KosovaMed Healthcare është në krye të kësaj pune.

Inovacioni në shëndetësi dhe qendra mjekësore të avancuara

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i KosovaMed Healthcare është angazhimi jonë për inovacion. Ne jemi duke investuar në pajisjet më të fundit dhe teknologjinë mjekësore për të siguruar që qytetarët tanë të kenë akses në trajtimin më të mirë. Në bashkëpunim me institucionet shëndetësore publike, ne kemi ndërtuar qendra mjekësore të avancuara në komunat e Kosovës. Kjo është e rëndësishme për të përmirësuar aksesin në trajtim mjekësor për qytetarët, sidomos në rajonet më të largëta. Së fundmi, Kabineti i Rentgenit, Vesa-Rö në Suharekë vazhdon ngritjen e nivelit të shërbimeve diagnostike në radiologji dixhitale, duke u pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit siguruar përmes partnerit lider në shëndetësi, KosovaMed Healthcare.

Certifikimet dhe standardet ndërkombëtare

KosovaMed Healthcare është kompania e vetme në Kosovë që ka arritur t’i përmbushë standardet e larta të certifikimit ISO për shërbimet mjekësore. Ky fakt e konfirmon angazhimin tonë ndaj cilësisë dhe profesionalizmit në çdo aspekt të ofrimit të shërbimeve. Standardet ISO janë njohur ndërkombëtarësht dhe tregojnë përpjekjet e vazhdueshme për përmirësim.

Certifikime dhe nderime nga Institucione kredibile ndërkombëtare

Përveç certifikatave ISO, KosovaMed Healthcare ka fituar edhe disa certifikime dhe nderime të tjera nga institucione kredibile ndërkombëtare. Kjo tregon që angazhimi jonë është njohur edhe në nivel ndërkombëtar dhe se ne jemi duke punuar në përputhje me standardet më të larta të cilësisë në fushën e shërbimeve mjekësore. Së fundmi, vlenë të përmendet qe KosovaMed Healthcare u kurorëzua me Titullin “Honorary Doctor of Excellence in Leadership and Humanitarian Services” dhe “Excellence in Healthcare Services”, nga “The Board of Governors of GFSEN Worldwide” me seli në Manchester, Angli. Ky titull, i dedikohet si mirënjohje të gjithë Doktorëve & Infermierëve të cilët ishin, janë dhe do të jenë pjesë e Kompanise “KosovaMed Healthcare”.

KosovaMed Healthcare SHPK është një kompani që është duke bërë ndryshime të dukshme në fushën e shëndetësisë në Kosovë. Me angazhimin tonë për kujdesin mjekësor paliativ, përmbushjen e standardeve ndërkombëtare dhe investimin në inovacion, ne jemi një shembull pozitiv për se si një kompani private mund të kontribuojë në përmirësimin e shëndetësisë publike

 KosovaMed Healthcare është një burim i ndihmës dhe ndryshimit për qytetarët e Kosovës, dhe shpresojmë që ky model të ndiqet edhe më tej për të përmirësuar shëndetësinë në vend.

Të regjistruar dhe licencuar

KosovaMed Healthcare është kompani e regjistruar pran Agjencionit për regjistrimin e bizneseve të Kosovës, e cila ofron personel shëndetësor për institucionet shëndetësore, sipas ligjeve ne fuqi.
Gjithashtu ne jemi të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për ofrim të shërbimeve shëndetësore-ordinancë mjekësore. Jemi të licencuar nga AKPPM për tregtimin me pajisje medicinale. Si dhe jemi të licencuar për ofrimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare, sipas licencës së Departamentit të Shërbimeve Sociale dhe Familjare pranë Ministrisë së Drejtësisë.