Projektet

Disa nga projektet tona qe na bëjnë të jemi krenar

QKMF – Rahovec Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Fahredin Hoti” në Rahovec, një ndër institucionet e shumëta që na besuan kabinetin Radiologjik. Rentgen FULL Dixhital me panel nga brendi botëror #FujiFilm dhe teknologjia bashkëkohore e aplikuar në këtë institucion.

Kemi nderin e veqantë që për herë të parë në Kosovë, në Spitalin Rajonal të Mitrovicës të prezentojme sistemin gjigand endoskopik – artroskopik nga prodhuesi gjerman Fiegert-Endotech. Departamenti i ortopedisë tani me rutinat e tyre do t’i realizojnë në imazherinë unike FULL HD 32″ me cilësi maksimale dhe ndriqim LED.

Projekti special i dixhitalizimit të QKMF-së në Podujevë dhe ngritjes së cilësisë së imazheve. Dixhitalizimi në Radiologji i realizuar në Komunën e Podujevës, i realizuar në Emergjencë, Mjekësi familjare, QMF Lluzhan, Orllan e Kërpimeh. Ky projekt është i pari që realizohet në një QKMF në nivel vendi. Me një projekt të tillë lehtësohet dhe shpejtohet qasja e profesionistëve në imazheri dhe përshpejtohet shërbimi për qytetarët, njëkohësisht kemi imazh shumëfish më të qartë dhe dixhital.

Në QDT Endomed B, kemi instaluar ultrazërin e avancuar për endokrinologji, Chison #QBit7 me Elastography, e i cili nën udhëheqjen e Dr. Bardhyl Gashi & Dr. Amir Rexhepi do të jetë pasqyrja cilësore imazherike për diagnozat e sakta të ofruara nga QDT Endomed B.

Kemi nderin e veçantë të prezentojmë klientin e rradhës, Dr. Nexhat Shabani-Urolog, i cili tanimë ekzaminimet rutinore dhe ato te avancuara specialistike në fushën e Urologjisë dhe Ultrasonografisë Urologjike do t’i realizoj me super Ultrazërin Chison #CBit4, një pajisje revolucionare me cilësi të lartë imazherike, me të cilen ofrohen diagnoza të sakta.

Spitali Special për Gjinekologji & Obstetrikë “Kestrina” në Prishtinë Dr.Fehmi Ahmeti tani me Resektoskopin Nr1 në  “Princess” nga prodhuesi Richard Wolf. Sistemi i avancuar endoskopik me imazheri HD e ndriqim LED, diagnostike e intervenime speciale do të mundësohen nga prodhuesi tjeter Fiegert-Endotech. Cilësia maksimale️ Gjermane për shëndetin e Gruas.

Kujdesit Paliativ trajton jo vetëm çështjen e vuajtjes fizike nga sëmundja, por edhe çështje që lidhen me të drejtën njerëzore për të patur një përkujdesje sa më cilësor të jetës në të gjitha aspektet: fiziologjike, sociale, psikologjike e shpirtërore. Kjo është arsyeja që Kujdesi Paliativ nuk kufizohet vetëm në përkujdesjen ndaj të sëmurit, por adreson edhe nevojat e familjarëve dhe të komunitetit që e rrethon.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Fahredin Hoti” në Rahovec një ndër institucionet e shumëta që na besuan kabinetin e Ultrazërit. #QKMF #Rahovec me Drejtorin Dr.Elbunit Kryeziu dhe Radiologun Dr.Defrim Kercagu tanimë janë furnizuar me super #Ultrazë të avancuar inovativ #Chison #CBit4, teknologjia bashkëkohore e aplikuar në këtë institucion, imazhe cilësore dhe në të njëjtën kohë trajtim më i mirë shëndetësor për pacientët.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, një ndër institucionet e shumëta që na besuan kabinetin radiologjik. Rentgen FULL Dixhital me panel nga brendi botëror #FujiFilm dhe teknologjia bashkëkohore e aplikuar në këtë institucion.

Përdorimi i dozave të vogla, imazhe cilësore dhe shërbimi i shpejtë për pacientët e rajonit të Deçanit dhe më gjërë. Drejtori i Shëndetësisë z.Musa Berisha ku dhe Drejtori i QKMF-se Dr.Selmon Berisha, koordinatori i Sishit z.Setki Mushkolaj si dhe të gjithë stafit Ju urojmë suksese dhe punë të mbarë me super aparaturën e re.

Një tjetër Super Projekt i realizuar tek Poliklinika Medic-AL në Klinë, një ndër poliklinikat e shumëta që na besuan kabinetin radiologjik, të Ultrazërit dhe Ortopanit.

Përdorimi i dozave të vogla, imazhe cilësore dhe shërbimi i shpejtë për pacientët e rajonit të Klinës dhe më gjërë.

Klienti ynë i radhës Ordinanca Specialistike Rentgen Diagnostika Fushe Kosove dhe Ortopedia A&O në Fushë Kosovë, me stafin e përbërë nga Dr.Ibrahim Berisha-Specialist i Radiologjisë, Dr.Ridvan Krasniqi-Specialist i Ortopedisë dhe Rilind I. Berisha-teknik i radiologjisë tash e tutje janë pajisur me super Rentgen nga teknologjia më e fundit digjitale radiologjike FujiFilm. Dr.Ibrahim Berisha është një ndër radiologët e parë Kosovar dhe njeri i respektuar në rajonin e Prishtinës dhe Kosovës. Ordinancës Rentgen-Diagnostika i urojmë fat dhe suksese ne vazhdimësi.

Kemi nderin e veçantë të prezentojmë klientin e rradhës, Dr. Isa Haxhiu, Prof. As. , i cili tanimë ekzaminimet rutinore dhe ato te avancuara specialistike në fushën e Urologjisë dhe Ultrasonografisë Urologjike do t’i realizoj me super ultrazërin Chison #QBit7, një pajisje revolucionare me cilësi të lartë imazherike, me të cilen ofrohen diagnoza të sakta.

Spitali Rajonal “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë si një adresë primare për diagnostifikimin dhe shërimin e sëmundjeve të brendshme, tanimë është furnizuar me #Endoskopi dhe #Kolonoskopi #FullHD #FujiFilm më e avancuara e llojit të saj, së bashku me pajisjet përcjellëse, për të sjellur dimezionin e ri në diagnostikën Gastroenterohepatologjike në Mitrovicë dhe Kosovë. Ju urojmë suksese dhe punë të mbarë me aparaturën e re shefit të repartit të kirurgjise Dr.Fatbardh Rexha dhe doktorëve të tjerë.

Super Ultrazëri CHISON CBIT9 në duart e Dr. Valbon Gashi. Në Ordinanca Specialistike VENOMED PLUS në Prishtinë, në kuadër të Kirurgjisë Vaskulare, për herë të parë në regjion kemi sjellur sondën lineare Single Crystal. Ultrazëri CBIT9 21.5 HD është pajisje e sofistikuar e më e veçanta dhe e saktë, ka të zhvilluar nga R&D të CHISON Ultrasound, paketë imazherike vascular 3D, speciale për Dr. Valbonin.

Projekti më i veçantë në rajon tek #KlinikaVeterinare “Fauna Jonë VET-Clinic” në Prishtinë nën udhëheqjen e Dr.Vet.Ilirjan Jusufi i cili tani e tutje ka në dispozicion teknologjinë më të fundit Rentgenin Dixhital #UniVetHF me doza të vogla të rrezatimit dhe diagnozë precize dhe të saktë për kafshët e shoqërimit si dhe Super Ultrazërin më të avancuar #QBit7 për veterinë me të gjithë softverat përkatës të kafshëve.

Më në fund edhe kafshët e shoqërimit në Kosovë🇽🇰 kanë ku të drejtohen për mjekim të sofistikuar dhe doktor të kualifikuar me pervojë shumë vjeçare

QKMF – Pejë me Mamografi Full Dixhitale nga gjigandi botëror #FujiFilm, teknologjia bashkëkohore e aplikuar në këtë institucion. Përdorimi i dozave të vogla, imazhe cilësore dhe shërbimi i shpejtë për pacientët e rajonit të Pejës dhe më gjërë.

Muaji Tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje. Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën, si në vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim. Kjo rritje në vitet e fundit është për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, rritjes së urbanizimit dhe mënyrave jo të shëndetshme të jetesës.

Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit, por dihet se, zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet guri i themelit të kontrollit të kancerit të gjirit.

Një tjetër projekt i veçantë i realizuar për QKMF “Dr. Hafir Shala” në Drenas një ndër institucionet e shumëta që na besuan kabinetin e Radiologjisë. Instalimi i sistemit të avancuar Radiologjik Dixhital nga lideri Botëror FUJIFILM – Japoni, sistem i plotë dixhital dhe i kombinuar me Vertebrogramin unik, ofrimi i cilësisë më të lartë radiologjike tanimë realitet për qytetarët e Drenasit. Teknologjia bashkëkohore e aplikuar në këtë institucion, imazhe cilësore dhe në të njëjtën kohë trajtim më i mirë shëndetësor për pacientët.

Dr. Salih Dvorani – Pediatër, i cili tanimë ekzaminimet rutinore dhe ato te avancuara specialistike në fushën Pediatrike dhe Ultrasonografisë Pediatrike do t’i realizoj me super Ultrazërin Chison QBit7 një pajisje revolucionare me cilësi të lartë imazherike, me të cilen ofrohen diagnoza të sakta në ordinancën pediatrike “Alea” në Fushë Kosovë. I nderuar Dr.Salih, ju faleminderit për besimin.

QKMF Skenderaj tashmë anëtar i familjes gjigande 𝐅𝐔𝐉𝐈𝐅𝐈𝐋𝐌 𝐇𝐄𝐀𝐋𝐓𝐇𝐂𝐀𝐑𝐄 Lideri dhe themeluesi i 𝐑𝐚𝐝𝐢𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞 𝐃𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭𝐚𝐥𝐞 𝐅𝐮𝐣𝐢𝐅𝐢𝐥𝐦, sjell për herë të parë sistemin #FDRSmartX.

#Mamograf nga gjidandi botëror Genoray dhe #Ortopan2D 𝗡𝗲𝘄𝗧𝗼𝗺 𝗚𝗢 𝟮𝗗 pjesë e 𝗖𝗘𝗙𝗟𝗔 𝗚𝗿𝗼𝘂𝗽.

Përdorimi i dozave të vogla, imazhe cilësore dhe shërbimi i shpejtë për pacientët e rajonit të Skenderajit dhe më gjërë. Ju urojmë suksese dhe punë të mbarë me super aparaturat e reja.

Kemi kënaqësinë të sjellim premieren e Endoskopisë #FujiFilm 🇯🇵 ELUXEO FHD.

Sistemi i përkryer LED Endoskopia e dedikuar Gastroenterologjike, teknologjia e fundit diagnostike Japoneze e instaluar në Klinikën “JoraMed” në Prishtinë nën udhëheqjen e shkëlqyer të Dr. Visar Zekaj do ju ofroj pacientëve të kësaj klinike diagnoza dhe trajtime të sakta nën ngjyrat e përkryera FHD të gjigandit Japonez FujiFilm.