Produktet

Lider në ofrimin e produkteve medicinale

Pajisjet medicinale kanë një rëndësi të madhe në fushën e diagnostikimit, trajtimit dhe monitorimit të shëndetit

Këto pajisje përdoren për të identifikuar sëmundjet, për të ndjekur përparimin e trajtimit, për të parandaluar komplikime dhe për të mbajtur gjendjen e përgjithshme të pacientëve nën kontroll.

Pajisjet medicinale japin ndihmë të vlefshme mjekësore dhe kontribuojnë në saktësinë e diagnozave, efektivitetin e trajtimit dhe monitorimin e shëndetit.
Ndikojnë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe cilësinë e jetës së pacientëve. Është e rëndësishme që këto pajisje të jenë të modeleve të fundit dhe të kenë të integruara zbulimet e fundit inovative.

Rëndësia e inovacioneve në mjekësi është thelbësore për përparimin e shëndetësisë dhe trajtimit të pacientëve

Inovacionet në fushën e mjekësisë mundësojnë zhvillimin e teknologjive të reja, metodave të trajtimit inovative dhe njohurive të avancuara shkencore.
Këto inovacione ndihmojnë në përmirësimin e diagnostikës, trajtimit, parandalimit dhe menaxhimit të sëmundjeve.
Andaj, KosovaMed Healthcare është partneri juaj i pakontestueshëm në inovacionet e pajisjeve medicinale duke ju ofruar produktet më të fundit nga partneret tanë.

Disa nga partneret tanë​

Qëllimi ynë është përmirësimi dhe ngritja e standardeve të kujdesit shëndetësor, duke ofruar inovacionet teknologjike më të reja përmes partnereve tanë shumëvjeqar si: Apelem, Bistos, Cefla, Chison, Cisa, DMS Imaging, Emed, Enraf Noniu, Fiegert Endotech, FujiFilm value from innovation, Genoray, Interacoustics, Lowenstein, NewTom, Novos, Otopront, Richard Wolf dhe shumë të tjerë.